ABV
Audio:
Drama
  • Drama
  • Non-Drama
Text Size

Fjalët e urta 31 - Shqip - Albanian Bible Version - Bible.is - ALSABV

  1  Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.   2  Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?   3  Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.   4  Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,   5  sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.   6  Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.   7  Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.   8  Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.   9  Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.   10  Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.   11  Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.   12  Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.   13  Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.   14  Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.   15  Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.   16  Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.   17  Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.   18  E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.   19  Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.   20  I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.   21  Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.   22  Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.   23  Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.   24  Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.   25  Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.   26  Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.   27  Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.   28  Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:   29  quot;Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha atoquot;.   30  Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.   31  I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.